“Tetori, muaji i Letërsisë”
Gjatë këtij muaji, nxënësit tanë zhvilluan një sërë aktivitetesh kushtuar dashurisë për librin dhe letërsinë. U realizuan interpretime në gjuhën e shenjave, lexime të fragmenteve letrare dhe bashkëbisedime rreth veprave të ndryshme, duke nxitur kështu përfshirjen, kreativitetin dhe kulturën e leximit tek të gjithë nxënësit.