Rreth QBNND

“Ne dëgjojmë me zemër dhe mësojmë me sy, çdo ditë është një mundësi për të ndriçuar botën.”

 

Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë gjenezën e tij e ka në vitin 1963.
Ka qënë dhe mbetet ende sot i vetmi institut i posaçëm për fëmijët që nuk dëgjojnë.

Që prej vitit 2024 tashmë të kthyer në Qendër Burimore, që do të thotë jo vetëm një shkollë, por një strukturë mbështetëse kombëtare, që ofron shërbime, trajnime dhe asistencë teknike për përfshirjen e nxënësve që nuk dëgjojnë në sistemin arsimor.

Ky ndryshim e vendos theksin jo vetëm te arsimi, por edhe te këshillimi, formimi profesional, dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.