Art Lab – Laboratori i Poçarisë dhe Qeramikës,  një hapësirë kreative dhe edukative e konceptuar si laborator i artizanatit tradicional, me fokus në zhvillimin e aftësive përmes punës me baltë dhe teknika të poçarisë. Kjo nismë synon të promovojë artin tradicional si mjet për përfshirje sociale, kreativitet dhe zhvillim personal të nxënësve tanë. Krijimi i “Art Lab” është një hap konkret drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore, nxitjes së kreativitetit dhe përfshirjes sociale përmes artit dhe punës së dorës.