Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën “Përtej Barrierave”, nxënësit tanë morën pjesë në një aktivitet argetues, social dhe informues, zhvilluar në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën më nga afër me kulturën e pasur të kuzhinës italiane
, ku dy prej elementeve më përfaqësues janë pasta  dhe pizza . Pas pjesës informuese, nën udhëheqjen e vullnetarëve shqiptarë dhe të huaj, nxënësit tanë patën mundësinë të përgatisnin vetë këto dy receta tradicionale italiane ‍.

Ky moment u shoqërua me shumë argëtim, bashkëbisedime dhe shkëmbim kulturor, ndërsa në fund të gjithë shijuam së bashku pizzat dhe pastat e përgatitura me dashuri dhe entuziazëm.
Ky aktivitet ishte një shembull i bukur i ndërthurjes së mësimit kulturor, pjesëmarrjes aktive dhe bashkëpunimit ndërkulturor, duke i afruar nxënësit tanë me vlerat e miqësisë dhe bashkëpunimit pa kufij.