Që nga viti 2002 është në zbatim një projekt  i promovuar nga shoqata MAGIS, financuar nga qeveria italiane në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Padovës, për rehabilitimin e defiçitit sensor.

Ky projekt mbështetet në këto elemente:

  • zhvillimi i programeve të Institutit,
  • pajisja e nxënësve me aparate dëgjimi,
  • trajnimet afatshkurtra të personelit mësimdhënës në fushën e logopedisë,
  • veprimtari parandaluese dhe integruese,
  • hapja e një laboratori teatral,
  • integrim i 6 nxënësve në shkollat publike, mbështetur me logopedë dhe asistentë komunikimi.