Gjatë festave të fundvitit, Qendra Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë u kthye në një ambient plot ngrohtësi, dashuri dhe buzëqeshje. Fëmijët, me entuziazëm dhe gëzim të veçantë, morën pjesë në zbukurimin e pemës së Vitit të Ri, në përgatitjen e dekoreve festive dhe në punimin e kartolinave, duke dhënë secili nga pak dashuri në çdo detaj. Më pas prezenca e Babagjyshit në shkollën tonë ishte çasti më magjik, i cili ndriçoi zemrat e vogla të nxënësve tanë dhe i mbushi duart e tyre plot me dhurata, duke sjellë gëzim të pafund dhe duke e bërë këtë periudhë festive një kujtim të paharrueshëm për të gjithë.