Në kuadër të projektit Multimedia Hub, organizuar nga organizata “Përtej Barrierave” dhe mbështetur nga Fondacioni Mane, u zhvillua sot ekspozita me krijimet multimediale të nxënësve të Qendrës Burimore për Nxënësit që Nuk Degjojnë.
Aktiviteti u ndoq me interes nga mësues, nxënës, prindër dhe donatorë, mes të cilëve edhe Z.Aleksandros Kosenas, CEO i Neptun Albania.
Ky projekt kishte si qëllim fuqizimin e nxënësve tanë përmes zhvillimit të aftësive digjitale dhe krijuese, duke u ofruar atyre një hapesirë gjithëpërfshirëse për të shprehur idetë dhe talentin e tyre përmes mjeteve multimediale.
Gjatë dy muajve trajnim, nxënësit u njohën dhe u trajnuan në përdorimin e mjeteve digjitale si Canva, CapCut dhe iMovie, si dhe në teknika të fotografisë dhe videografisë , duke mësuar mbi këndet e fotografimit, ndriçimin, distancën dhe kompozicionin vizual.
Si rezultat, ata krijuan postera, video dhe materiale të tjera vizuale, duke fituar aftësi praktike dhe duke shpalosur kreativitetin e tyre.
Falenderojmë përzemërsisht @beyondbarriersngo dhe Fondacionin Mane për mbështetjen dhe besimin që bëri të mundur realizimin e këtij projekti, si dhe Neptun Albania për kontributin dhe përkrahjen e dhënë.