Në 3 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, së bashku me Ambasadën Britanike në Tiranë dhe Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë, morëm pjesë në një tryezë të përbashkët për të promovuar përfshirjen dhe mundësitë e barabarta. Me pjesëmarrës nga universitetet, institucionet kulturore dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, diskutuam forcimin e shërbimeve të interpretimit në universitete, rritjen e aksesit në aktivitete kulturore e sportive dhe krijimin e hapësirave të reja për zhvillim profesional e social. Dy nxënës frymëzues ndanë përvojat dhe aspiratat e tyre, duke sjellë një perspektivë të çmuar në dialog.

Po atë ditë, u bashkuam edhe me Ambasadën e Arabisë Saudite, MSHMS-në dhe institucionet shtetërore në një aktivitet të përbashkët me mesazhin “Për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, që ecën përpara vetëm kur ecim së bashku.” Fëmijët me aftësi të kufizuara, prindërit, profesionistët dhe partnerët sollën energji pozitive, histori suksesi dhe performanca të bukura artistike. Diskutuam mbi nevojën për shërbime mbështetëse më të forta, akses më të madh në arsim, shëndetësi e punësim, si dhe politika më gjithëpërfshirëse që rrisin cilësinë e jetës për çdo person.