Në një kënd të vogël të shkollës sonë të veçantë, ku çdo fëmijë është një botë më vete, është ndërtuar një serë që nuk rrit vetëm bimë, por edhe ëndrra.
Është një hapësirë e mbushur me dritë, ngrohtësi dhe dashuri, e krijuar me përkushtimin e drejtorisë dhe me zemrën e hapur të donatorëve që besuan në fuqinë e vogël të mrekullive të mëdha.
Ky projekt synon krijimin e një mjedisi mësimor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe motivues
për të rinjtë, me theks të veçantë në ofrimin e mundësive konkrete për integrim social dhe arsimor.