Small Image 1
Small Image 2
Small Image 4

Programet tona

Qendra Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë ofron një sistem të plotë arsimor të përshtatur me nevojat individuale të nxënësve me vështirësi në dëgjim, duke garantuar qasje të barabartë në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Procesi mësimor ndërtohet mbi bazën e kurrikulës kombëtare, të integruar me metoda, mjete dhe lëndë mbështetëse që synojnë zhvillimin e kompetencave akademike, komunikative dhe sociale të nxënësve. Përmes stafit të kualifikuar dhe mjediseve të specializuara, qendra ofron një mjedis edukativ që promovon përfshirjen, pavarësinë dhe përgatitjen për jetën dhe punën.

 

Arsimi i Mesëm i Ulët  ( cikli 9-vjeçar)

Programi i arsimit 9-vjeçar bazohet në parimet e arsimit gjithëpërfshirës, duke ndjekur kurrikulën kombëtare me lëndë të përgjithshme të ngjashme me shkollat publike. Në funksion të nevojave specifike të nxënësve që nuk dëgjojnë, programi përfshin gjithashtu lëndë dhe aktivitete të posaçme, si Gjuha e Shenjave Shqipe dhe leximi oral dhe zhvillimi i të folurit

 

 

Arsimi i Mesëm i Lartë  (gjimnazi)

Në ciklin e arsimit të mesëm, nxënësit ndjekin lëndët e përgjithshme të përcaktuara në programin kombëtar, ndërkohë që theksohet orientimi drejt Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Një veçori thelbësore e këtij niveli është ofrimi i formimit profesional në fusha të ndryshme, duke i pajisur nxënësit me aftësi praktike dhe kompetenca të dobishme për integrim në tregun e punës. Fushat e aftësimit profesional përfshijnë:

 

-Parukeri dhe estetikë

-Rrobaqepësi

-Zdrukthtari

-Kepucarí

-Kopshtari

-Fotografi

-Poçeri dhe Qeramikë