Trajnim me temë “Metodat që përdoren për nxënësit me vështirësi në dëgjim“, i cili do të zhvillohet më data 5, 6 dhe 7 Maj 2026 pranë Qendrës Burimore Për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë.

Për të aplikuar në këtë trajnim duhen ndjekur hapat si më poshtë vijon:
1- Aplikohet nëpërmjet portalit të trajnimeve sipas linkut (https://trajnime.arsimi.rash.al/) dhe më pas përzgjidhet opsioni Trajnime
2- Pasi është përzgjedhur opsioni “Trajnime”, përzgjedhim “Trajnimet sipas Agjencisë” – ku do të vendoset emri i agjencisë që ofron trajnimin. Në rastin konkret do të përzgjidhet Agjencia Qëndra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë
3- Pasi është përzgjedhur opsioni “Trajnimet sipas Agjencisë” do të shfaqet lista e të gjithë trajnimeve që ofrohen nga kjo agjenci, nga ku me anë të butonit Apliko mund të aplikoni për tu bërë pjesë e trajnimit që ofrohet nga Qëndra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë