7 Marsi erdhi sërish, dhe këtë vit vendosëm që lulet për mësuesit tanë ti bëjmë vetë 🌷💌✂️

Me shumë përkushtim dhe dashuri, krijuam lule prej letre, si një mënyrë e vogël për të thënë faleminderit.

Me këtë gjest duam të shprehim mirënjohjen tonë për gjithë dijen, durimin dhe dashurinë që na jepni çdo ditë. Çdo lule është një përqafim i vogël për zemrën tuaj dhe një kujtim se sa shumë e vlerësojmë punën që bëni për ne ❤️