Trajnim me temë “Gjuha e shenjave dhe kultura e njerëzve që nuk dëgjojnë “, i cili do të zhvillohet më data 19 dhe 20 Maj 2026 pranë Qendrës Burimore Për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë.

Për të aplikuar në këtë trajnim duhen ndjekur hapat si më poshtë vijon:
1- Aplikohet nëpërmjet portalit të trajnimeve sipas linkut (https://trajnime.arsimi.rash.al/) dhe më pas përzgjidhet opsioni Trajnime
2- Pasi është përzgjedhur opsioni “Trajnime”, përzgjedhim “Trajnimet sipas Agjencisë” – ku do të vendoset emri i agjencisë që ofron trajnimin. Në rastin konkret do të përzgjidhet Agjencia Qëndra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë
3- Pasi është përzgjedhur opsioni “Trajnimet sipas Agjencisë” do të shfaqet lista e të gjithë trajnimeve që ofrohen nga kjo agjenci, nga ku me anë të butonit Apliko mund të aplikoni për tu bërë pjesë e trajnimit “Gjuha e shenjave dhe kultura e njerëzve që nuk dëgjojnë ” që ofrohet nga Qëndra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë