Me shumë krenari dhe emocion, u përmbyll me sukses matura e parë shtetërore në gjimnazin e hapur për herë të parë pranë Qendrës Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë. Ky moment shënon një arritje të veçantë dhe një hap domethënës drejt fuqizimit arsimor dhe përfshirjes së plotë të nxënësve tanë.