Ky aktivitet solli në vëmendje fuqinë e artit si mjet për zhvillim personal dhe profesional për të nxënësit e shkollës tonë.
Pjesëmarrësit prezantuan punime artistike të frymëzuara nga trashëgimia kulturore shqiptare, duke shprehur përmes ngjyrave, formave dhe materialeve historinë dhe emocionet e tyre unike.
Kjo ekspozitë ishte një dëshmi se arti nuk njeh barriera, por krijon ura komunikimi, mirëkuptimi dhe mundësish të barabarta për të gjithë.
Faleminderit të gjithë nxënësve pjesëmarrës, mësuesve dhe partnerëve që kontribuan në realizimin e këtij projekti inspirues!

 Projekti “Art Lab – Trashëgimia në Duart Tona” mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe zbatohet nga Shoqata “Përtej Barrierave”.